E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 10 persona të vdekur nga një sulm me avion


Të paktën dhjetë persona janë vrarë në Pakistan gjatë një sulmi me një avion pa pilot. 10 militantët u vranë gjatë një sulmi me një avion amerikan të telekomanduar në zonat fisnore në veriperëndim të shtetit Pakistanez.
Burime zyrtare të sigurisë lokale njoftuan se avioni ushtarak goditi me dy raketa një prej vendstrehimeve të militantëve.
Sulmi me raketa ndodhi në qytezën Inzarkas, rreth 50 kilometra në perëndim të Miranshah. Miranshah është qyteti kryesor i zonës së ëaziristanit Verior, si dhe një ndër rajonet kryesore në zotërim të talebanëve dhe aleatëve të tyre të al-Qaedas.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›