E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS uron arsimtarët

Tiranë -Partia Socialiste ka uruar sot arsimtarët me rastin e 7 marsit, ditës së tyre. “Mirënjohja jonë drejtohet në këtë ditë festë ndaj të gjithë mësuesve të Shqipërisë që i janë bindur pasionit për të qenë mësues, edhe pse politika e mbrapshtë arsimore e këtyre 18 vjetëve ç’nuk ka bërë që ky pasion të shuhej”-tha Ledi Shamku, kryetare e komisionit të Edukimit në PS.

Sipas saj, 7 marsi është dita që bashkon Shqipërinë me dritën, ku ka përmendur një sërë emrash të njohur që kanë kontribuar në zhvillimin e arsimit në vendin tonë. “Respekti ynë u shkon sot sërish atyre mësuesve të moshuar që nuk janë më në detyrë e që rininë e vet ja blatuan pa kursim përparimit breznor të shqiptarëve”-tha më tej Shamku nga Partia Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›