E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 12 të vrarë nga sulmi ajror amerikan

Raportohet se nga sulmi i një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, sot janë vrarë të paktën 12 persona në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.

Zyrtarë të sigurisë deklaruan se raketat kanë goditur një kompleks taliban në qytetin Data Khel, në rajonin Vaziristani Verior, afër kufirit me Afganistanin.

Aeroplanat pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara, në mënyrë rutinore hedhin raketa në rajonet fisnore të Pakistanit, ku militantët talibanë dhe ata të Al-Kaidës, ndërmarrin sulme ndërkufitare kundër forcave të NATO-s në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›