Pakistan, Ban Ki-Moon i viziton viset e prekura
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, sot ka arritur në Pakistan për shqyrtimin e përpjekjeve për dërgimin e ndihmave në ushqim dhe për strehim për miliona njerëz, që kanë mbetur pa shtëpi nga përmbytjet. Ai tha se ka ardhur që popullit të Pakistanit t'i thotë se komuniteti ndërkombëtar i mbështet ata.
Kryeministri i Pakistanit, Jusuf Raza Gilani, tha se autoritetet tani vlerësojnë se afro 20 milionë njerëz janë prekur nga vërshimet, që mendohet se janë kriza më e madhe humanitare në historinë e Pakistanit.
Pakistani dje e ka anuluar festimin e shënimit të përvjetorit të pavarësisë nga Britania, në vitin 1947, në shenjë të respektit për viktimat e katastrofës.
Zyrtarët e OKB-së kanë konfirmuar së paku një rast të sëmundjes kolera, në rajonin Swat Valley, ndërsa thuhet se mund të paraqiten edhe raste të tjera të sëmundjes në rajonet e goditura rëndë nga vërshimet.
Nëse nuk trajtohet menjëherë, Kolera mund të shkaktoj vdekjen.