E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti arreston 26 terroristë të dyshuar

Policia në Egjipt ka arrestuar 26 persona, për të cilët prokurorët kanë theksuar se dyshohet se janë pjesë e një qelize të grupit militant, Xhihadi Islamik dhe të cilët kishin planifikuar akte terroriste kundër turistëve dhe objekteve shtetërore, ka njoftuar agjencia shtetërore e lajmeve, MENA.

Tek të dyshuarit, të arrestuar në provincat Mansoura dhe Dakahalija, janë zbuluar armë, municion dhe lëndë shpërthyese, shtoi agjencia.

“Prokurorët kanë dhënë urdhër që ata të mbahen për 15 ditë në paraburgim, në pritje të hetime”, njoftoi MENA.

Grupi Xhihadi Islamik në Egjipt ka dalë në sipërfaqe në vitet e 70 dhe në vitin 1981 ka organizuar dhe ndërmarrë atentatin kundër presidentit të atëhershëm, Anvar Sadat.
Analistët për siguri kanë theksuar se ky grup në pjesën më të madhe është absorbuar nga Al Qaida, në të cilën organizatë dorë e djathtë e kryesuesit Osama Bin Ladenit është Ajman Al Zavahri, ish-kryesues i Xhihadit Islamik.

Egjipti është i brengosur se militantët e inspiruar nga Al Qaida mund të hyjnë në këtë vend, pasi që u dëbuan nga enklava fqinje palestineze e Gazës, nga ana e pjesëtarëve të Hamasit, kanë theksuar analistët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›