Pakistan, 20 militantë të vrarë nga shpërthimi i një bombe
Të paktën 20 militantë janë vrarë nga shpërthimi I një bombe pranë një karvani të ushtrisë pakistaneze afër kufirit afgan.
Një zyrtar pakistanez ka deklaruar se shpërthimi ka ndodhur në fshatin Khanki, dhe për pasojë janë plagosur edhe 25 ushtarë.
Ky rajon është bërë si bazë për kryengritësit besnikë ndaj shefit të talebanëve Hakimullah Mehsud.
Disa kryengritës në Pakistan kanë pretenduar të jenë në bisedime paqeje me qeverinë kohët e fundit. Ndërsa të tjerë kanë mohuar çdo lloj negociate.