E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria Monti fiton votëbesimin në Parlament

Dhoma e deputeteve i ka thënë “po” votëbesimit për qeverinë Monti përsa i përket mannovrës ekonomike të masave shtrënguese, me 495 vota pro, 88 kundër dhe 4 abstenim. Në këtë mnëyrë i është hapur rruga modifikimeve të dekretit të kursimeve, ndërsa në mbrëmje do të votohet edhe në senat. Deputetet kanë dhënë dritën jeshile për paketën e paraqitur nga qeveria italiane e Kryeministrit Mario Monti. Kjo paketë parashikon reduktimin e investimeve deri në 33 miliardë euro ndërsa sipas Montit kjo paketë do të rikthejë besimit të tregjeve ndërkombëtare në ekonominë italiane. Nëpërmjet rritjes së taksave, reduktimit të shpenzimeve dhe një reforme pensionesh, Italia synon që të balancojë buxhetin e saj deri në vitin 2013. Monti, i ardhur në krye të shtetit italian në nëntor, udhëheq një qeveri specialistësh, të destinuar për nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike. Ai është një financiar i shumëvlerësuar në Europë, ndërsa ka mbajtur më parë edhe detyrën e Komisionerit të Konkurrencës në BE. Sipas montit, “ pa këtë manovër, do të nevojiteshin sakrifica edhe më të mëdha. Ndërkaq ashtu siç ishte paralajmërurar ditë më parë Italia, është përfshirë sot nga një grevë mbarëkombëtare. Kjo grevë përfshin punonjësit e transportit publik të cilët janë kundër shkurtimeve në këtë sektor greva zhvillohet për shkak se qeveria italiane kërkon që të shkurtojë shpenzimet në 25 miliard euro duke ditur që Italia është një nder vendet më të rrezikuara nga kriza e borxheve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›