E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, 39 të vdekur nga zjarri në një lagje të vjetër

Karaçi - Të paktën 39 persona mbetën të vdekur përfshirë këtu 20 fëmijë, si pasojë e një zjarri që përfshiu sot një lagje të varfër të qytetit pakistanez Karaçi, deklaruan burime zyrtare dhe dëshmitarët. Zjarri filloi në orën 20:00 GMT dhe përfshiu me shpejtësi afro 40 shtëpi të ndërtuara në një zonë të lirë të rrethuar nga një mur në një lagje të tejmbushur të qytetit.

"Ne po flinim në momentin kur filloi zjarri. Zjarri u përhap me shpejtësi në të gjithë zonën", deklaroi Maqsood Ahmed, një banor i cili humbi tre pjesëtarë të familjes për shkak të zjarrit. Ministri i Shëndetësisë në provincë, Sageer Ahmed deklaroi se zjarri mund të ishte shkaktuar nga një zjarr që banorët kishin ndezur jashtë një shtëpie për t'u ngrohur në një natë të ftohtë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›