OKB, rezolutë për vendosjen e armëpushimit në Rripin e Gazës

Nju Jork, 12:01 – Këshilli i Sigurimit të OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara), miratoi rezolutë për vendosjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës.
Sipas një raporti nga Nju Jorku, mësohet se pas 14 ditëve të sulmeve të regjimit okupator sionist mbi popullin e pafajshëm palestinezë, KS pas disa takimeve të njëpasnjëshme të cilët përfunduan pa sukses, në fund arriti që të miratoi një rezolutë për vendosjen e armëpushimit pas presioneve të shumta nga ana e shteteve arabe dhe atyre islamike.
Në këtë rezolutë nuk janë dënuar krimet e regjimit sionist mbi popullin palestinezë. Kjo rezoluta arriti të miratohet me 14 vota pro dhe një bot abstenim.
SHBA e cila kishte kërkuar ndryshme në këtë rezolutë, përsëri nuk votoi pro kësaj rezolute.
Gjithashtu hapja e kufijve dhe zhbllokimi i Gazës me qëllim që t’u shkohet në ndihmë popullit të pafajshëm palestinez janë ndër 10 pikat e miratuara në këtë rezolutë.
Amr Musa, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe pas përfundimit të këtij takimi para gazetarëve ka deklaruar se regjimi sionist asnjëherë nuk i ka respektuar ligjet dhe konventat ndërkombëtare, andaj i mbetet kohës që të vetëtojë se sa do të jetë e respektuar kjo rezolutë e KS nga ana e regjimit sionist.