E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 47 persona vdesin nga shpërthimet


Të paktën 43 persona të dyshuar si militantë islamikë dhe 4 ushtarë pakistanezë janë vrarë gjatë bombardimeve dhe përleshjeve të ndodhura në Pakistan.
Lajmin e ka bërë të ditur televizioni "Geo Neës", duke saktësuar se përleshjet kanë ndodhur në rajonin fisnor të Orakzai, në veri-perëndim të vendit.
Gjuajtësit e aviacionit pakistanez kanë shkatërruar disa vendstrehime të talebanëve në zonën e Nandar Mela dhe Sattar Killay.
Luftimet shkaktuan 35 të vdekur dhe dhjetra të tjerë të plagosur.
Në një përleshje të dytë në Orakzai kanë gjetur vdekjen 8 militantë dhe 4 ushtarë të forcave të Pakistanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›