E Diel, 1 Nëntor 2026

Prangoset 42-vjeçari, kërkohej prej një viti për trafik klandestinësh



GJIROKASTËR – Një person i kërkuar për përfshirje në trafik të qenieve njerëzore është arrestuar të mërkurën paradite nga Sektori i Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër. Leonard Koçiu, lindur dhe banues në lagjen “Dunavat” të qytetit Gjirokastër, ishte i shpallur në kërkim pasi Prokuroria e Rrethit Gjirokastër, më 13 shtator 2007, ka dërguar urdhrin për Ekzekutimin e Vendimit Penal të Gjykatës ku për këtë shtetas është caktuar masa e sigurisë “arrest në burg”. Koçiu përballet me akuzën për veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, në bashkëpunim mbetur në tentativë”. Policia detajoi se kapja e të kërkuarit u bë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative mbi vendndodhjen e tij nga specialistët e Antikrimit në momentet kur ai po kthehej për në banesën e tij.

21 Gusht 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›