E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, 8 të vdekur nga një sulm kamikaz

Batmalai (start)Tetë persona humbën jetën dhe 45 të tjerë u plagosën nga një atentat kamikaz kundër milicëve të grupeve fisnore, armike të talebanëve, në veriperëndim të Pakistanit, bënë të ditur zyrtarët pakistanezë. 'Atentati kishte në shënjestër një grup fisnor, besnik i ushtrisë pakistaneze, që ishte mbledhur për të shkatërruar shtëpitë e talebanëve në rajonin Batmalai, në verilindje të Kharit.

'Kur ndodhi atentati, rreth 2-300 milicë të grupeve fisnore ishin mbledhur për të shkatërruar shtëpitë e talebanëve'', deklaroi Fazali Rabi, përgjegjës i grupit duke theksuar se tetë persona u vranë dhe 45 të tjerë u plagosën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›