Palestinë, Hamasi e gatshme për dialog me Obamën
Gaza (start) Kreu i qeverisë në Gaza të Palestinës, pjesë e lëvizjes Hamas Ismail Haniyeh deklaroi sot se kjo lëvizje është e gatshme të bëjë dialog me presidentin e zgjedhur amerikan, Barack Obama. Jemi të gatshëm të angazhohemi për një dialog serioz me presidentin e ri amerikan, duke respektuar të drejtat e popullit tonë", deklaroi Haniyeh për shtypin gjatë një vizite në një spital të Gazës.
"Shpresojmë se presidenti i ri amerikan do të nxjerrë mësime nga gabimet e administratës së mëparshme duke hequr dorë nga politika e njëanshme në favor të Izraelit", shtoi ai.
Izraeli, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa e konsiderojnë Hamasin si një organizatë terroriste që e ka marrë me dhunë pushtetin në Gaza në qershor të vitit 2007, në kurriz të Fatahut, partia e presidentit të Autoritetit palestinez Mahmud Abas, një aleat i Uashingtonit.