E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vatikan, Papa bën thirrje për dialog me botën Islame

Vatikan (start)Papa Bendedikti XVI, ka bërë apel për të hapur dialogun me botën Islame. Gjatë një forumi katoliko-mysliman, Papa iu drejtua të pranishme që të bashkojnë forcat për të kapërcyer keqkuptimet dhe mosmarrëveshjet. Papa ka dënuar persekutimet e kryera në emër të fesë, qe sipas tij janë akte të pajustifikueshme.

“Të tejkalojmë paragjykimet dhe te korrigjojmë imazhet e transformuara nga të tjerët, që po krijojnë vështirësi për marrëdhëniet tona. Te edukojmë të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët”-deklaroi numri një i Vatikanit.

Bendedikti XVI tha se të krishterët dhe myslimanët duhet të bashkëpunojnë për të nxitur respektin reciprok në emër të dinjitetit të njerëzve dhe te drejtave thelbësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›