FBI: Sulmi në bullgari mund të jetë nga Hezbollahu

Pentagoni thotë se sulmi i së mërkurës kundër turistëve izraelitë në Bullgari, “bartë disa nga shenjat e Hezbollahut”. Këto komente nga zëdhënësi i Pentagonit, Xhorxh Litël, u bënë pasi më herët kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, e fajësoi Iranin dhe grupin militant libanez, për sulmin vetëvrasës të së mërkurës në Burgas të Bullgarisë.
Teherani dhe Hezbollahu e kanë hedhur poshtë çfarëdo lidhjeje me sulmin. Nga sulmi në Burgas u vranë pesë turistë izraelitë, shoferi i tyre bullgar dhe vetë sulmuesi. U plagosën më se 30 të tjerë. Autoritetet bullgare dje thanë se sulmuesi vetëvrasës me bombë ishte shtetas i jashtëm.
Presidenti amerikan, Barak Obama, e ka thirrë me telefon kryeministrin e Bullgarisë, Bojko Borisov, dhe e ka dënuar këtë “sulm barbar”. Agjencia FBI po u ndihmon autoriteteve bullgare në hetime.