E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa e çimentos, Kusari-Lila:Vendimi ndryshon javën tjetër

Kemi pritur që vendimi për taksën mbi çimenton të ndryshohet këtë javë, por na ka mbetur edhe një konsultim final dhe vendimi do të ndryshohet në javën e ardhshme, ka thënë, Mimoza Kusari -Lila, ministre e Tregtisë dhe Industrisë e Republikës së Kosovës.

Sipas ministres Kusari- Lila, vendimi për taksën mbi çimenton, ka qenë një vendim i cili është prezantuar si i përkohshëm dhe është konform ligjit mbi masat mbrojtëse në importe. Ai ka theksuar se do të ketë një ndryshim në vendimin fillestar për të ofruar një konkurrencë të lirë në treg, e gjithsesi për të mbajtur edhe një mbrojtje të interesave të prodhuesit vendor.

“Mendoj shumë shpejt. Ne, në fakt, kemi pritur që vendimi të ndryshohet këtë javë, por na ka mbetur edhe një konsultim final dhe, sipas të gjitha gjasave, shihet se vendimi do të ndryshohet në javën e ardhshme”, ka thënë, Mimoza Kusari – Lila, në intervistën dhënë Radios Evropa e Lirë.

Ajo thotë se marrëveshja e CEFTA-s nuk është cënuar.” Ne e kemi informuar edhe sekretariatin. Me ligjin në Kosovë parashikohet që mund të merret një vendim i tillë dhe pastaj të konsultohen të gjitha palët e përfshira” ka theksuar ajo.

Vendimi sipas Kusari –Lila ka pasur një synim që është mbrojtja e prodhimit vendor dhe ndalimi i çimentos së importuar në masën sa ka qenë mbi 1000 për qind për 1 vit e gjysmë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›