E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moon mbërrin në Pakistan: Ju mbështesim të gjithë!

''Ban Ki-moon do të vizitojë zonat e prekura dhe do të shprehë mbështetjen e OKB-së dhe komunitetit ndërkombëtar qeverisë dhe popullit pakistanez", deklaroi dje një nga zëdhënësit e OKB-së, Ishrat Rizvi.

Ndërkohë, pasi Moon u u angazhua sot për mobilizim të të gjithë faktorëve për ndihmën e nevojshme për mbi 20 milionë të prekurit nga përmbytjet më të rënda në historinë e 50 viteve të fundit në Pakistan.

Ai theksoi se vendi ka mbështetjen e gjithë botës në këtë sfidë të rëndë që ka përballë. Ban mbërrit me avion në 06:30 me orën lokale në bazën ushtarake në Chaklala, në afërsi të kryeqytetit pakistanez.

Gjatë qëndrimit atje, kreu i OKB-së do të zhvillojë takime me presidentin e vendit Asif Ali Zardari dhe kreun e qeverisë pakistaneze Yousuf Raza Gilani, para se të niset për një vizitë në rajonet e prekura më rëndë nga përmbytjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›