E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan: Dhunë rreth ligjit të blasfemisë

Në shumë pjesë të Pakistanit diten e djeshme u mbyllën bizneset dhe u ndëpre transporti publik, teksa mijëra njerëz protestuan kundër ndryshimeve të mundshme në ligjet për blasfeminë.

Në Karaçi, policia përdori gazin lotsjellës për t`i shpërndarë demonstrantët.

Tubime gjithashtu u mbajtën në Islamabad, Lahore, Peshauar dhe qytetin Kueta.

Protestuesit kundërshtojnë ndryshimin e ligjit, i cili detyrimisht parasheh dënim me vdekje për cilindo që e fyen Islamin.

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se ligji shpesh herë përdoret për t`i përndjekur pakicat fetare.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›