SHBA: Dënohet dhuna kundër të krishterëve në Irak
Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar sulmet e djeshme kundër shtëpive të të krishterëve në kryeqytetin irakian, Bagdad, nga të cilat janë vrarë dy vetë dhe plagosur disa të tjerë.
Zëdhënësi në Departamentin amerikan të shtetit, Mark Toner, i ka bërë thirrje qeverisë së Irakut që “t`i shtojë përsëri përpjekjet për t`i mbrojtur të krishterët dhe për t`i zënë terroristët, që kanë dorë në këto veprime”.
Më tej, në deklaratë, zoti Toner ka theksuar se presidenti i Irakut, Xhalal Talabani, dhe kryeministri Nuri al-Maliki, i kanë dënuar sulmet kundër të krishterëve dhe “kanë shprehur rëndësinë e të krishterëve në përbërjen e shoqërisë irakiane”.