E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan gjashtë të vrarë

Zyrtarët e inteligjencës në Pakistan thonë se nga një sulm i aeroplanit të Shteteve të Bashkuara pa ekuipazh, janë vrarë gjashtë vetë në një rajon afër kufirit me Afganistanin.

Zyrtarët thanë se personat e vrare po udhëtonin me një makinë kur u goditën. Kjo ndodhi sot në hapësirën Spin Wam në rajonin e Vaziristanit Verior.

Dy zyrtarë të inteligjencës folën në kushte të anonimitetit, pasi ata nuk janë të autorizuar për të biseduar me gazetarët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›