Pakistan, shpërthimi i një bombe shkakton mbi 43 viktima
Shpërthimi ndodhi disa orë pasi Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton mbërriti në Pakistan me premtimin për një kapitull të ri marrëdhëniesh me një partner gjithmonë e më skeptik në luftën kundër militantëve ekstremist.
Bomba shpërtheu në rrugën "Peepal Mandi", një treg i populluar të qytetit Peshauar, duke shkaktuar një zjarr të fuqishëm që përfshiu edhe disa ndërtesa.
Sahib Gul, një doktor në spitalin kryesor të qytetit, deklaroi për agjencinë “Reuters” se të paktën 43 trupa të pajetë janë dërguar në spital dhe më shumë se 50 të plagosur.
Aktualisht Pakistani është në një gjendje alarmi, ndërkohë që ushtria ka nisur një ofensivë të gjerë kundër militantëve talebanë në Waziristanin jugor, pranë kufirit me Afganistanin.
Në vend kanë ndodhur disa sulme me bomba që prej nisjes së ofensivës kundër talebanëve.