E Shtunë, 31 Tetor 2026

NYT: Vëllai i Karzait ka bashkëpunuar me CIA-n

Ahmed Wali Karzai, vëllai i presidentit afgan, është paguar rregullisht nga shërbimet inteligjente amerikane ose nga CIA, një informacion i cili bëhet i ditur nga gazeta "Neë York Times", e cila citon zyrtarë aktualë, por edhe ish zyrtarë amerikanë. Gazeta ka publikuar prapaskenat e bashkëpunimit mes CIA-s dhe Ahmed Wali Karzai, vëllait te Hamid Karzai, i cili njihet si një nga trafikantët më të mëdhenj të opiumit në vendin e tij. Vëllai i kreut të shtetit, prej 8 vitesh bashkëpunon me inteligjencën amerikane për të rekrutuar njerëz të afte që të vihen në sherbim të CIA-s në qytetin e Kandaharit nga ku është edhe origjina e familjes Karzai. Sipas gazetes, marrëveshja mes palëve është një tregues i qartë i politikës së ndjekur nga Shtëpia e Bardhë në Afganistan. Të rekrutuarit në forcat paraushtarake afgane operonin nën direktivat e CIA-s jo vetëm në Kandahar, por edhe në rrethina, thotë gazeta.
Lidhjet e Ahmed Wali Karzai kanë krijuar ndasi brenda administrates Obama. Nga ana tjeter, kritikët theksojnë se këto lidhje kanë bërë që SHBA të mbylle njërin sy për trafikun e opiumit, një nga burimet më të mëdha të financimit për talebanët. Ahmed Wali Karzai hedh poshte çdo marrëveshje me CIA-n dhe thote se ai nuk është paguar asnjëherë nga inteligjenca amerikane. Vëllai i Karzait tha në një intervistë se ai ka bashkëpunuar me civilë amerikane dhe ushtarake ,por nuk është përfshirë në marëveshje për drogën, shkruan më tej "Times". Ndërkaq CIA as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar faktin se ka paguar vëllain e Karzait.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›