E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton zgjat qëndrimin në Lindjen e Mesme

Nga Express më 15 shtator 2011 në ora 18:59

Shefja për politikë të Jashtme e BE’së, Catherine Ashton, ka zgjatur qëndrimin në Lindjen e Mesme, në përpjekje për të shmangur kërkesën palestineze për pranim në OKB.

Pritet që palestinezët të paraqesin kërkesën zyrtare për anëtarësim në OKB, në takimin e radhës së Asamblesë së Përgjithshme më 20 shtator, pavarësisht kundërshtimit të SHBA’ve dhe Izraelit.

Bashkimi Evropian është donatori më i madh ndërkombëtar i palestinezëve. Unioni nuk është unik nëse palestinezët e ndërmarrin këtë hap, meqë disa shtete evropiane e mbështesin atë e të tjerat e kundërshtojnë.

Ashton pritet të takojë liderë izraelitë dhe palestinezë, në atë që duket të jetë “përpjekja e minutës së fundit” për të ringjallur bisedimet.

Qëndrimi i saj në Lindje të Mesme ishte planifikuar të përfundonte të mërkurën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›