Pakistan: Sulmi vret 8 persona, plagos 10-tra të tjerë

Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i bombës, që ka ndodhur pranë një hoteli në veriperëndim të Pakistanit.
Policia tha se ngjarja ndodhi në qytetin Risalpur, ndërsa theksoi se numri i viktimave mund të rritet.
Pakistani është qendër te sulmeve vetëvrasëse dhe me bomba në vitet e fundit. Shumica e tyre zënë vend në veriperëndim, ku trupat ushtarake luftojnë militantët talibanë.