Rajhel: "Serbia duhet të pranojë realitetin në Kosovë"

Shteti gjerman kërkon nga Qeveria e Kosovës që të jetë e përkushtuar në dialogun me Serbinë, në gjetjen e zgjidhjeve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve. Kështu ka deklaruar ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernest Rajhel, gjatë një takimi të mbajtur me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj.
“Kancelarja Merkel, të mërkurën në Beograd ka kërkuar nga Qeveria e Serbisë që të pranojë realitetin në Kosovë dhe të heqë dorë nga strukturat paralele në veri”, ka thënë më tej Rajhel.
Ministri Hoxhaj e ka siguruar atë se Qeveria e Kosovës do të jetë e përkushtuar në sundimin e ligjit në tërë territorin e Kosovës.