E Diel, 1 Nëntor 2026

Pikepamjet e kandidateve republikane ndaj politikes se jashtme

Ne politiken presidenciale ne SHBA ekonomia dhe vendet e punes pritet te dominojne zgjedhjet e vitit te ardhshem. Por shumica e republikaneve qe konkurrojne per emerimin e partise se tyre kane disa pikepamje te forta mbi politiken e jashtme dhe ata jane duke i bere ato te njohura qe ne fillim te fushates zgjedhore. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Xhim Malon njofton nga Uashingtoni.

Kandidati i fundit qe hyri ne garen presidenciale eshte  guvernatori i Teksasit Rick Perry i cili ka sherbyer si guvernator per me shume se 10 vjet. Por si shumica e rivaleve te tij per emerimin e Partise Republikane guvernatori Perry ka pak pervoje ne politiken e jashtme.
Gjate nje vizite te fundit ne Ajova guvernatori Perry e beri te qarte se ai ka pikepamje te forta ne lidhje me marredheniet e SHBA me Izraelin dhe sigurine kombetare ne pergjithesi.

Ne do te qendrojme perkrah miqve tane. Izraeli nuk ka pse te shqetesohet per pikepamjet e mia nese une behem president i Shteteve te Bashkuara. Ne do te qendrojme prane miqve tane. Dhe nese ju jeni armiku yne ne nuk do tju japim vetem disa premtime boshe. Nese ju tentoni te demtoni Shtetet e Bashkuara ne do tju mposhtim.

Lufta ne Afganistan gjithashtu ka terhequr vemendjen e kandidateve sidomos gjate debateve.
Republikanet per nje kohe te gjate kane mbeshtetur pranine ushtarake amerikane ne Afganistan por edhe kryesuesi i gares republikane ish guvernatori i Massachusetsit Mit Romni mori parasysh lodhjen e publikut me luften gjate nje debati te koheve te fundit.

Diku ne dy vitet e ardhshme ne do te pakesojme pranine e trupave tona dhe te arrijme nje pike ku ushtria afgane do te jete ne gjendje te ruaje sovranitetin e vendit te tyre nga tirania e Talibanit. Kjo duhet te ndodhe.

Irani eshte nje teme e preferuar e disa prej kandidateve republikane qe thone se ai vend mbetet kercenimi numer nje ndaj Izraelit dhe nje shqetesim i madh per sigurine e Shteteve te Bashkuara.

I vetmi kandidat qe qendron larg nga kjo linje e sulmit eshte kongresmeni i Teksasit Ron Pol. Kongresmeni Pol thote se ai nuk do te vendose sanksione ndaj Iranit edhe nese ai nderton arme berthamore. Ron Pol eshte i vetmi konkurrent ne mesin e kandidateve republikane qe kundershton luften ne Afganistan dhe Irak.

Une jam per nje politike te paqes e te tregtise se lire mos te perzihemi ne punet e tyre te brendshme nuk duhet te angazhohemi ne keto luftera dhe vetem duhet te kthejme trupat tona ne atdhe.

Komentet e kongremenit Ron Pol nxiten nje pergjigje te forte nga kandidati Rik Santorum nje ish-senator nga Pennsilvania.

Kushdo qe mbeshtet idene se Irani nuk eshte kercenim per kete vend ose nuk eshte nje kercenim per stabilitetin ne Lindjen e Mesme nuk eshte duke e pare boten me mendje te kthjellet. Ai e sheh ate pikerisht ashtu sic e sheh ate Barak Obama.

Analistet politike thone se megjithese ka te ngjare qe fushata do te dominohet nga ceshtjet ekonomike ne vend  ngjarjet jashte vendit sidomos ngjarjet e papritura mund te kete nje ndikim ne zgjedhjet e vitit te ardhshem.

Anketat e opinionit publik tregojne se amerikanet ne pergjithesi kane me shume besim ne aftesine e Presidentit Obama per te trajtuar ceshtjet e politikes se jashtme se sa ekonomine nje tjeter arsye pse kandidatet republikane ka te ngjare te perqendrohen ne linjat e tyre te kritikave tek problemi i papunesise dhe ceshtjeve te tjera ekonomike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›