Tadiç: “Ekziston mundësia, për mos marrjen e statusit”

Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç, ka pranuar ditën e sotme se ekziston mundësia që Serbia të mos fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në BE dhe datën e negociatave për anëtarësim, por përkundër kësaj, nuk mund të tërhiqet nga mbajtja e institucioneve të Serbisë në veri të Kosovës.
"Serbia nuk do ta lë popullin e vetë në Kosovë. Por, nuk do të heqë dorë as nga synimet euroatlantike. Nëse ne marrim një kërkesë për t`u tërhequr, përgjigja ime do të jetë që Serbia nuk tërhiqet nga interesat e veta legjitime”, ka thënë Tadiç në një intervistë .