Beqaj takon ekspertët e Bankës Botërore

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e Bankës Botërore dhe panelit të ekspertëve të pavarur, të caktuar nga Banka Botërore, për të shqyrtuar projektin “Kosova e Re” nga pikëpamja e Kornizës Strategjike për Zhvillim dhe Ndryshime Klimatike.
Gjatë takimit, mësohet se janë shqyrtuar temat që kanë të bëjnë me burimet e ripërtëritshme, efiçiencën e energjisë dhe bashkëpunimit më të madh rajonal në shkëmbimin e energjisë, me qëllim të optimizmit të sistemeve elektroenergjetike.