E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan/ Talebanët marrin përgjegjësinë për sulmin në Peshavar

Militantët talebanë në Pakistan kanë marrë përgjegjësinë për sulmin e sotëm kundër Konsullatës së Shteteve të Bashkuara, në qytetin veriperëndimor Peshavar.
Zëdhënësi i talebanëve pakistanezë, Azam Tariq, këtë përgjegjësi e mori në një bisedë telefonike me agjencinë Rojters nga një lokacion i panjohur. Ai i ka përshkruar Shtetet e Bashkuara si "armike" dhe tha se planifikohen edhe sulme të tjera të tilla.
Raportohet se sulmi i personave të armatosur ishte koncentruar kundër postbllokut të sigurisë së pjesëtarëve të Pakistanit, jashtë Konsullatës. Një zyrtar pakistanez i inteligjencës tha se tre pjesëtarë të rojeve janë vrarë, por nuk është thënë asgjë lidhur me sulmuesit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›