Vrasja e trefishtë e kosovarëve në Gjermani, shpëton djali 2-vjeçar

Policia gjermane ka konfirmuar se ka shpëtuar nga tragjedia, një anëtar i familjes së shqiptarit nga Kosova, Ajet K, i cili vrau djalin, gruan dhe më pas veten.
I mbijetuari është pikërisht djali i dytë i çiftit shqiptar që ishte divorcuar ndërsa jetonin në Freising, land i Bavarisë.
Djali 2-vjeçar sipas policisë gjermane ka shpëtuar në rrethana të paqarta pa u dëmtuar prej krimit të rëndë në familje.
Emigranti Ajet K, rreth 40 vjeç, ekzekutoi dje me armë djalin e tij 5-vjeçar, më pas vrau edhe gruan dhe në fund qëlloi veten me pistoletë.
Krimi ka tronditur zonën ndërsa njoftohet se gruaja e autorit, shtetasja Dinora K, në gjendje të plagosur kishte arritur të lajmëronte policinë.
Djali i saj Auloni, vetëm 5 vjeç mbeti i vdekur në vend nga plumbat e armës së babait ndërkohë djali tjetër 2-vjeçar Ronarti, ka arritur të mbijetojë, ai është marrë nga policia menjëherë sapo forcat e sigurisë mbërritën në banesë.
Para se të vriste familjen e tij, shqiptari nga Kosova mësohet se kishte mbylur nga brenda derën e banesës e cila u hap me forcë nga policia.
Hetuesit ende nuk kanë një sqarim në lidhje me motivin e vrasjes makabre
Emigranti Ajet K, mësohet se punonte si shofer autobusi, prej mëse një viti e gjysmë ai ishte divorcuar nga bashkëshortja e cila jetonte vetëm me dy djemtë.
Ndarja me gruan sipas të dhënave të deritashme kishte shkaktuar depresion ndërsa vazhdimisht kishte tentuar të merrte fëmijët pas divorcit.