E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, niset anija kozmike Diskovery

Anija kozmike amerikane, Diskovery, është shkëputur sot nga Qendra Kenedi në Florida, për në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë.
Nisja e anijes me shtatë astronautë në bordin e saj u bë pak para agimit.
Ajo do të dërgoj furnizime dhe pajisje për eksperimente, në mënyrë që Stacioni Ndërkombëtar i Gjithësisë të mund ta vazhdoj punën edhe pasi anija të tërhiqet nga përdorimi, më vonë këtë vit.
Në mesin e astronautëve në anije gjenden edhe tri femra, ndërsa astronautja e katërt amerikane, tashmë gjendet në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë, ku arriti dje me anijen kozmike ruse. Kjo është hera e parë që në Stacionin Ndërkombëtar të Gjithësisë së bashku gjenden katër femra kozmonaute.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›