E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpoli shpall në kërkim vajzën e Sadam Hussein

Një nga vajzat e Saddam Hussein është shpallur zyrtarisht në kërkim nga Interpoli, pasi akuzohet për terrorizëm.
Agjencia policore u ka dërguar një lajmërim autoriteteve të Jemenit, ku Raghda Saddam Hussein al Majid është strehuar menjëherë pas rënies së regjimit të të atit, në vitin 2003.
Ajo akuzohet se ka luajtur një rol kyç në organizatën që kreu së fundmi një seri atentatesh me eksploziv në Bagdad, duke filluar që nga gushti i vitit 2009.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›