Pakistan, kapet numri 2 i talebanëve
Komandanti më i lartë ushtarak i talebanëve, Mullah Abdul Ghani Baradar, është kapur në Karaçi të Pakistanit, bëjnë të ditur nga zyrtarë të administratës paksitaneze. Baradar, është me origjinë nga Afghanistani, dhe kishte gjithashtu lidhje të ngushta me liderin e al kaedas Osama bin Laden, para sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ndërkaq lajmi për kapjen e afganit, është përgenjehtruar nga talebanët . " Nuk është kapur" - pohon zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahid, ndërsa shton se me këtë lajm, po përpiqen të largojnë vëmendjen e njerëzve nga dështimet e tyre në Marjah. Sipas së përditshmes "New York Times", komandanti i lartë ushtarak taleban është kapur në Karaçi, falë një ndërhyrjeje të fshehtë të forcave të inteligjencës së Shteteve të Bashkuara dhe të Pakistanit. Duke cituar zyrtarë qeveritarë amerikanë, "New York Times", raporton se komandanti taleban, Mullah Baradar, gjendet në arrest në Pakistan dhe ai po merret në pyetje nga inteligjenca amerikane në bashkëpunim me atë pakistaneze.
Gazeta e përshkruan Mullah Baradarin si numrin dy të talebanëve, pas Mullah Muhamed Omarit, ndihmësit të Osama bin Ladenit.
Një zëdhënës i talibanëve e ka hedhur poshtë raportin, duke thënë se Mullah Baradar është ende në Afganistan, duke organizuar në mënyrë aktive aktivitetet ushtarake dhe politike të grupit. Shtëpia e Bardhë dhe CIA kanë refuzuar të japin komente lidhur me raportin, ndërsa Pentagoni nuk ka pasur komente të menjëhershme.
Lajmi për këtë arrestim arriti në periudhën e ofensivës së shkallës së gjërë të NATO-s kundër bazës së talebanëve në provincën Helmand në Afganistan, e cila ka hyrë në ditën e katërt.