E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, lejohet transporti i NATO-s për në Afganistan

Ministri i mbrojtjes e Pakistanit, Ahmed Mukhtar, ka pranuar se qeveria përkohësisht ka lejuar NATO-n të transportojë produkte ushqimore për trupat e saj në Afganistan. Ai megjithatë nuk sugjeroi se kur ishte dhënë leja për transportimin e tyre.

Ambasadori amerikan në Pakistan, Kameron Manter, më herët ka deklaruar se NATO-ja ks vazhduar transportin ajror të furnizimeve në Pakistan, pavarësisht mbylljes së kufijve për kamionat dhe cisternat e naftës së koalicionit nga ana e Islamabadit.

Këtë vendim Pakistani e mori  në shenjë ndëshikimi për sulmet ajrore amerikane, nga të cilat aksidentalisht u vranë 24 ushtarë pakistanezë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›