E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ukrainë, Timoshenko vizitohet nga mjekë të huaj

Një ekip ndërkombëtar mjekësh  do të kontrollojnë gjendjen shëndetësore të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko, e cila gjendet në burg.

Zonja Timoshenko është ankuar për përkeqësim të gjëndjes së saj shëndetësore, që kur është burgosur në muajin tetor, pasi është dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të detyrës.

Mbështetësit e saj dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar kanë dyshime se rasti kundër Timoshenkos kishte për qëllim heshtjen e saj, pasi ajo është figurë qëndrore e opozitës ukrainase.

Dje, ekipi i mjekëve ndërkombëtarë, përfshirë tre nga Kanadaja dhe dy nga Gjermania, arritën në burgun Kaçavinska në Harkov, afro 500 kilometra nga kryeqyteti Kiev.

Zëvendës ministrja e shëndetësisë e Ukrainës, Raisa Moisejenko, u tha gazetarëve jashtë burgut, se kontrolli mjekësor mund të zgjasë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›