Siri, shpërthim në një gazsjellës në qytetin Homs
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot një gazsjellës në provincën e Sirisë, Homs, ndërsa po vazhdon ofensiva e forcave të regjimit kundër protestuesve anti-qeveri në këtë rajon.
Nuk dihet ende shkaqet e shpërthimit por shllunga të mëdha tymi janë parë të dalin nga gazësjellësi. Ky gazjellës është sulmuar disa herë para dhe gjatë kryengritjes kundër presidentit Bashar al-Asad.
Sulmi i qeverisë në Homs, nga i cili, sipas aktivisëtve sirianë, kanë mbetur të vrarë qindra vetë, sot ka hyrë në ditën e 13-të.
Aktivistët thonë se në qytetin qendror Hama, trupat qeveritare kanë vazhduar sulmet me predha kundër hapësirave të kryengritësve. Këto sulme kanë shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Ka raporte edhe për ndërhyrjen e forcave të regjimit me makina të blinduara, në disa pjesë të kryeqytetit Damas, ku janë ngritur postblloqe, janë bastisur shtëpi dhe janë bërë arrestime.