E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, nga sulmi kamikaz, 13 viktima dhe 50 të plagosur



Një tjetër sulm kamikaz ka ndodhur në veriperëndim të Pakistanit, si pasojë e të cilit kanë gjetur vdekjen 13 persona dhe janë plagosur mbi 50 të tjerë. Ky sulm erdhi disa orë pasi policia pakistaneze njoftoi se numri i personave te vdekur nga një sulm i ngjashëm ditën e premte në qyetetin e Lahorë, kishte shkuar në 54. Policia pakistaneze është shprehur se kamikazi kishte qëllim të sulmonte godinën e gjykatës, por u ndalua në postobllokun para saj në rrethinën e Mingorës, qyteti kryesor i Luginës Suat. Në mesin e viktimave kishte ushtarë, policë dhe civilë. Ushtria pakistaneze mori kontrollin e luginës nga talebanët pas një operacioni të madh vitin e kaluar, kur dështoi një traktat paqeje. Ditën e premte në Lahorë u vranë 54 persona, po nga një sulm kamikaz, rreth 100 të tjerë u plagosën nga shpërthimet që ndodhën disa sekonda njëra pas tjetrës dhe duket se kishin si objektiv automjete të ushtrisë pakistaneze. Disa ushtarë ishin midis të vdekurve, por pjesa më e madhe e të vrarëve ishin civilë. Kjo është hera e dytë këtë javë, që Lahore ka qenë objektiv i kamikazëve. Një sulm të hënën shkaktoi vdekjen e 13 personave në një ndërtesë që përdorej nga shërbimet sekrete të policisë. Vitin e kaluar, ushtria pakistaneze filloi një ofensivë në këtë rajon pasi bisedimet me talibanët vendorë dështuan.

15 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›