Tenton të godasë më sëpatë, arrestohet agresori
LESKOVIK - Një 26-vjeçar nga Leskoviku ka tentuar të vrasë me sëpatë një 54-vjeçar për arsye të dobëta. Lajmi konfirmohet nga Policia e qytetit juglindor, duke sqaruar se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në fshatin Podë të komunës Leskovik. Personi i arrestuar është Klement Veisi dhe ndalimi i tij është bërë për arsye se më 12 mars, në fshatin Podë të qytetit të Ersekës, pas një konflikti për motive të dobëta ka tentuar ta godasë në kokë me një sëpatë të vogël shtetasin S. P. Personi i sulmuar është mbrojtur dhe 26-vjeçari e ka goditur në krah. Por ngjarja nuk ka përfunduar me kaq. Policia sqaron se më pas shtetasi S. P. është goditur me thikë nga Klement Veisi. Viktima tashmë ndodhet i shtruar në Spitalin civil të Ersekës dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Rrëshqitjet e dheut, shemben 5 shtëpi
GRAMSH - Situatë alarmante në fshatin Gribë të Gramshit. Pesë shtëpi janë shembur si pasojë e rrëshqitjes së tokës nga reshjet e kohëve të fundit. Bëhet e ditur se dy prej shtëpive janë fundosur plotësisht nën tokë dhe se familjarët e 5 shtëpive kanë mbetur në qiell të hapur. Vetëm njëra prej familjeve përkohësisht ka gjetur si strehë banimi ambientet e shkollës nëntëvjeçare të fshatit, kurse 4 familjet e tjera janë mes katër rrugëve.
Komuna, brenda së cilës përfshihet fshati Gribë, kërkon ndihmë të menjëhershme nga qeveria për të ndihmuar banorët. Sipas të njëjtave burimeve, të rrezikuara janë mbi 100 shtëpitë e këtij fshati.
15 Mars 2010