Pakistan, nuk dorëzohet asnjë i dyshuar pa prova
Pakistani nuk do t‘i dorëzojë Indisë asnjë terrorist të kërkuar në rast se Nju Delhi nuk do sigurojë prova për përfshirjen e tyre në sulmet terroriste. Në një intervistë të dhënë në programin televiziv amerikan, Larry King Show, Presidenti pakistanez, Asif Ali Zardari, vërejti se po të dalin në sipërfaqe prova që flasin për pakistanezë të përfshirë në akte terroriste apo mbi përfshirjen e terroristëve në truallin e vendit të tij, "në këtë rast do t‘i gjykojmë e do t‘i dënojmë në gjykatat tona".