E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kondolesa Rais: Pakistani duhet të bashkëpunojë

Në Nju Delhi ka mbërritur dje sekretarja amerikane e Shtetit, Kondolesa Rais, e cila vuri menjëherë theksin mbi nevojën e veprimeve të shpejta për t‘iu përgjigjur atentateve në Mumbai, por që nuk mund të ndërmerreshin kurrsesi pa bashkëpunimin e Pakistanit. Teksa nënvizoi që "Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë me Indinë", sekretarja e Shtetit kërkoi që përgjegjësit e sulmeve të vihen sa më shpejt të jetë e mundur para drejtësisë e që këto akte "të natyrës së Al-Kaedës të ndalohen".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›