Pakistan, persona të armatosur vrasin katër policë
Policia pakistaneze ka raportuar sot se persona të armatosur kanë vrarë katër pjesëtarë të forcave të sigurisë së Pakistanit, të cilët ruanin hekurudhën në një lagje të Kuetës, kryeqytet i provincës së trazuar Balluçistan.
Udhëheqësi i lartë i policisë, Shaukat Ali, tha se sulmi i sotëm ndodhi pasi autoritetet lokale ishin alarmuar për komplote me bomba në trena përgjatë gjithë hekurudhës. Lidhur me ktë vrasje ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.
Balluçistani, i pasur me naftë dhe gaz, që kufizohet me Iranin dhe Afganistanin, tash sa kohë vuan nga militantët islamikë, nga dhuna sektare ndërmjet myslimanëve sunitë e shiitë dhe nga kryengritja separatiste.