E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani mohon akuzat e SHBA-së për kryengritësit

Pakistani ka hedhur poshtë akuzën e Shteteve të Bashkuara se ky vend po refuzon të bëjë më tepër për eliminimin e strehimeve të kryengritësve.

Ministria e jashtme e Pakistanit sot ka theksuar se “fuqishëm i refuzon” komentet e zyrtarëve amerikanë.

Sekretari i mbrojtjes, Leon Paneta, këtë javë i ka tërhequr vërejtjen Pakistanit se Shtetet e Bashkuara janë në fund të durimit lidhur me refuzimin e Islamabadit për të bërë më tepër për eliminimin e bazave të strehimit për kryengritësit.

Këto komente ai i bëri këtë javë gjatë takimit me ministrin e mbrojtjes së Afganistanit, Rahim Vardak, në Kabul.

Paneta tha se Uashingtoni, veçanërisht, dëshiron që Pakistani të ndërmerrte aksion kundër rrjetit Hakani, që është një grup i ndërlidhur me talibanët dhe al-Kaidën, që e ka bazën në rajonin tribal të trazuar, Vaziristani Verior.

Ky grup ishte fajësuar për disa nga sulmet më vdekjeprurëse gjatë 10 viteve të luftës në Afganistan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›