E Shtunë, 31 Tetor 2026

Programi bërthamor, dështojnë bisedimet për Iranin

Kanë përfunduar pa ndonjë rezultat konkret bisedimet për programin bërthamor të Iranit. Lajmi është bërë i ditur nga Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike. Shefi i agjencisë ishte përpjekur të siguronte akses në impiantet iraniane, përfshirë atë në Parçin, nën dyshimin se po përdorej për eksperimente të lidhura me bombën bërthamore. Por mungesa e progresit në bisedimet e zhvilluara në vjenë ishte zhgënjyes, ka deklaruar kryeinspektori Herman Nackaerts. Nga ana e tij Irani vazhdoi të mohonte akuzat se programi i tij ka karakter ushtarak.
 

Ambasadori iranian në ANEA, Ali Ashghar Soltanieh, tha se vendi i tij do të vazhdojë përpjekjet për të shuar shqetësimet e vendeve të tjera.
 

``Ne jemi gati të largojmë cdo dyshim dhe t`i provojmë botës se aktivitetet tona janë ekskluzivisht për qëllime paqësore dhe se asnjë nga këto dyshime nuk është e vërtetë”, deklaroi Soltanieh. Më shumë bisedime mes Iranit dhe gjashtë fuqive, Britanisë, SHBA, Kinës, Francës, Rusisë dhe Gjermanisë do të mbahen në 19 qershor në Moskë, Diplomatët thonë se dëshirojnë që Irani ta ndërpresë pasurimin e uraniumit dhe të heqë dorë nga pretendimet e tij bërthamore. Ndërkaq edhe Shtetet e Bashkuara kanë hedhur poshtë pretendimet se fuqitë botërore po zvarrisin nisjen e bisedimeve me Iranin në lidhje me programin e tij bërthamor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›