Pakistan rrembehet nje shtetas amerikan
Një qytetar amerikan është rrëmbyer nga shtëpia e tij në qytetin lindor
Lahore të Pakistan. Lajmin e ka bërë të ditur policia, por e ka
konfirmuar edhe ambasada amerikane, pa dhënë detaje të tjera.
Gjashtë persona kanë hyrë në shtëpinë e shtetasit amerikanit në mëngjes herët duke e detyruar shoferin e të rrëmbyerit të trokasë në derë.
Askush nuk ka marrë përgjegjësinë për rrëmbimin.