Fule më 5 shtator viziton Maqedoninë

Euro-komisionari për zgjerim i BE-së, Stefan Fule, do të qëndrojë më 5 shtator për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë kryeministrisë në Shkup, duke shtuar se Fule vjen në Shkup për të marrë pjesë në aktivitete të organizuara qeveritare, lidhur me 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.
Euro-komisionari për zgjerim do të jenë pjesëmarrës në një konferencë të organizuar me rastin e përvjetorit, ku siç thuhet do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Nikola Gruevski dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi.
Fule ishte paraparë të jetë pjesëmarrës në shënimin e 13 gushtit- datës së nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo ai ka munguar në këtë ngjarje, ndërsa BE u përfaqësua nga ambasadori i saj në Shkup, Peter Sorensen.