Obama në thumb të kritikave
Gjatë kësaj jave, kur tregjet e aksioneve kanë përjetuar luhatje të mëdha dhe paqëndrueshmëri, presidenti amerikan, Barack Obama, u përball me kritika mbi aftësitë e tij udhëheqëse dhe politikat ekonomike.
Disa nga kritikat erdhën nga kandidatët republikan për president, nga disa analistë të shquar dhe nga dy figura të njohura afrikano-amerikane.
Kritikat e fuqishme në adresë të Obamas kanë ardhur në vazhdën e kompromisit të vështirë të tij me republikanët për, një paket 2.4 biliardë dollarë, për uljen e deficitit dhe borxhit, si dhe nga luhatjet e mëdha në tregun e aksioneve, pas uljes së klasifikimit të kreditit amerikan nga një agjenci kryesore të vlerësimit të kreditit.
Kritikat po përqendrohen në atë që shumica e ekonomistëve tani janë dakord, përkatësisht faktin se paketa e ndihmës financiar prej 800 miliardë dollarësh e presidentit, e miratuar nga Kongresi dy vjet më parë në përgjigje të krizës financiare dhe recesionit, ishte e pamjaftueshme për të nxitur hapjen e vendeve të reja të punës dhe rimëkëmbjen ekonomike.
Nga radhët e kandidatëve republikanë për zgjedhjet e vitit 2012, ish guvernatori i Massachusetsit, Mitt Romney, po përdor një gjuhë gjithnjë e më e ashpër kundër presidentit, të cilit sipas i mungon përvoja.
“Unë nuk jam dakord me atë që ka ofruar Barak Obama. Unë nuk do të bëja ato, që janë bërë deri tani”, ka thënë Romney.