SHBA-Rusi, negociata për kufizimin e armatimit bërthamor
Këshilltari i SHBA-së për sigurinë kombëtare, Xhejms Xhons ndodhet sot në Moskë për të filluar bisedimet. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Xhons do të takohet me zyrtarët e lartë rus, ku pritet të diskutohet për traktatin e ri. Marrëveshja e deritanishme e quajtur START 1, përfundon në dhjetor të këtij viti.