Motra e Kastros bashkëpunëtore e CIA-s
Motra e ish-presidentit të Kubës, Fidel Kastro, ka pranuar se ka bashkëpunuar me agjencinë amerikane, CIA, me qëllim të përmbysjes se regjimit në Kubë dhe se këtë e ka bërë edhe para vitit 1964, kur është arratisur nga Kuba në Miami.
Këtë rrëfim shokues, Juanita 76, vjet ja ka përcjellë shikuesve të një kanali lokal televiziv në gjuhën spanjolle, në prag të publikimit të librit autobiografik të saj, të cilën e ka shkruar së bashku me gazetaren meksikane, Maria Anotoneta Collins. Titulli i librit është Vëllezërit e mi Fidel dhe Raul-një histori e fshehtë dhe do të botohet në gjuhën spanjolle.
Juanita në libër ka theksuar se në vitin 1959, ajo ka mbështetur revolucionin e Kastros kundër diktatorit Baptista, por ka theksuar se më pas është dëshpëruar shumë shpejtë, ngase revolucioni nuk ndikoi në eliminimin e shumë padrejtësive.
Duke punuar kundër regjimit dhe duke mbrojtur ata që ishin të përndjekur, unë u vendosa në një situatë tejet delikate në Kubë, tha Juanita dhe shtoi se atë me CIA-n e ka lidhur një person, i cili e ka njohur mjaft mirë atë dhe Fidelin.
Ajo tha se fillimisht ka qenë e shokuar nga kjo ofertë, por se më pas ka pranuar të bashkëpunojë me armikun e përbetuar të Fidelit, për të cilën periudhë të jetës së saj rrëfen gjerësisht në librin e saj më të ri.
Para se të arratisej në Miami, Juanita nga viti 1961 deri në vitin 1964, duke rrezikuar jetën e saj, ka shpëtuar njerëzit, të cilët ishin vënë në shënjestër të regjimit komunist, theksoi bashkë-autorja e librit, Collins.
Në Miami, ku Juanita ka punuar si farmeceutiste, deri në momentin e pensionimit të saj në vitin 2006, motra e Kastros ka filluar aktivitetin e saj të fshehtë, i cili ka zgjatur për tri dekada.
Me Fidelin ajo për herë të fundit ka biseduar në vitin 1963, në shtëpinë e saj, kur ju kishte vdekur nëna. Me Raulin për herë të fundit është takuar, para arratisjes së saj nga Kuba.
Që nga ajo kohë, Juanita ka kritikuar ashpër regjimin në ishullin e kuq, duke theksuar se regjimi në Havanë po shtyp demokracinë dhe të drejtat e njeriut.
Fideli ka tradhtuar dhe mashtruar popullin e tij, kishte theksuar Juanita, duke dënuar lidhjet e Havanës me Bashkimin Sovjetik dhe imponimin e regjimit komunist.
Juanita foli edhe për atë se si politika e Fidelit e kishte përçarë edhe familjen, ngase sipas fjalëve të saj, edhe disa anëtarë tjerë të familjes nuk pajtoheshin me sistemin politik, të cilin e kishte imponuar Fideli.
Para 17 viteve, Juanita nga Madridi i kishte dërguar një letër Fidelit, në të cilën i kishte propozuar atij që të hiqte dorë nga utopia e tij komuniste.
Edhe përkundër të gjitha kritikave në adresë të vëllait të saj, Juanita në vitin 2006 ka qenë mjaft e hidhëruar me komunitetin kubanë që jeton në SHBA, i cili pas sëmundjes serioze të Fidelit, shprehi publikisht dëshirën për vdekjen sa më të shpejtë të tij.
Në fund të vitit 1998, Juanita në Spanjë e fitoi procesin gjyqësor kundër vajzës jashtëmartesore të Fidelit, Alina Fernandez, të cilën e kishte paditur, pasi që ajo në librin e saj autobiografik kishte njollosur Juanitan dhe prindërit e Fidel Kastros.