Japonia në pritje të Obamës
Në Japoni ka filluar të forcohet shpresa se Barack Obama do të jetë presidenti i parë në funksion i SHBA-së, i cili do të vizitojë Hiroshimën dhe Nagasakin, dy qytetet japoneze të shkatërruara nga bombat bërthamore.
Kjo shpresë u shtua pas fjalimit, të cilin Obama e mbajti në prill në Pragë, me çrast kërkoi një botë pa armë bërthamore dhe ato u forcuan edhe më shumë në fillim të këtij muaji, pas shpërblimit të Obamës me çmimin Nobel për paqe.
Shumica e njerëzve, të cilët janë nderuar me çmimin Nobel në të kaluarën, e kanë vizituar pikën zero. Ne apelojmë te ai që të vijë këtu dhe ta shoh vendin dhe të ripërsëritë përkushtimin e tij për një botë pa armë bërthamore, shkroi gazeta Chugoku, e cila botohet në Hiroshimë.
SHBA-ja hodhi bombën bërthamore në Hiroshimë më 6 gusht të vitit 1945, duke vrarë me këtë rast së paku 140 mijë njerëz, ndërsa bombën e dytë në Nagasaki e hodhi më 9 gusht të po atij viti, duke vrarë së paku 80 mijë njerëz. Gjashtë ditë më vonë, Japonia u dorëzua dhe me këtë mori fund Lufta e Dytë Botërore.
Obama muajin e ardhshëm do të qëndrojë për vizitë në Tokio, por zyrtarët amerikanë kanë theksuar se gjasat janë të vogla që ai të vizitojë Hiroshimën apo Nagasakin.
Dje, prefektët e Hiroshimës dhe të Nagasakit qëndruan për vizitë në ambasadën e SHBA-së në Tokio, me qëllim që të dorëzojnë ftesën për Obamën për të vizituar këto dy qytete.
Gazetat japoneze kanë shkruar komente, grupet e ndryshme kanë vënë në qarkullim peticione, ndërsa studentët e kanë shkruar letra Obamës, duke kërkuar nga ai që të vizitojë këto dy qytete.
I mbijetuari i sulmit me bombë në Hiroshimë, Sunao Tsuboi 84 vjet, theksoi se do të dëshironte që një president amerikan të vizitonte qytetin e tij.
Shumë gjëra kanë ndodhur mes dy vendeve tona, por ne i kemi tejkaluar ato. Nuk dëshirojmë të kthejmë shikimin kah e kaluara; dëshirojmë të shikojmë kah e ardhmja. Dëshirojmë ti bashkohemi përpjekjeve të Obamës për krijimin e një bote paqësore, tha Tsuboi.
Analistët kanë theksuar se Obama tashmë është tejet i ngarkuar, për shkak të luftës në Afganistan dhe reformimit të sistemit të shëndetësisë në SHBA. Vizita në Hiroshima dhe Nagasaki do të mund të nxiste sulmet e reja të republikanëve në adresë të tij.
Çfarëdo shenje e simpatisë ndaj vuajtjeve të japonezëve do të mund të vlerësohej si një kritikë në adresë të vendimit të SHBA-së për të bombarduar këto dy qytete, vendim ky i cili nga shumë amerikanë vlerësohet si pragmatik, me qëllim që të përshpejtohet përfundimi i luftës, të cilën e kishte filluar Japonia.
Ish-presidenti i SHBA-së, Jimmy Carter, ka vizituar Hiroshimën në vitin 1984, pas largimit të tij nga Shtëpia e Bardhë. Zyrtarja më e lartë në funksion, e cila ka vizituar Hiroshimën vitin e kaluar, është kryesuesja e dhomës së përfaqësuesve, Nancy Pelosi.
Shumë japonezë ishin të impresionuar, pas vizitës që ja bëri Hiroshimës në fillim të këtij muaji ambasadori i ri amerikan në Japoni, John Roos, vetëm disa javë pas zbarkimit të tij në Tokio.
(AP)