E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brawn: Gjeni një zgjidhje për EULEX-in!

Londër (start)-Kryeministri i Britanisë, Gordon Brawn, gjatë një takimi me krerët më të lartë të Kosovës, presidentin Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi, ka kërkuar prej tyre që të gjejnë një zgjidhje sa më të shpejtë për vendosjen e misionit EULEX në Kosovë.

Një zëdhënës i kryeministrit britanik ka deklaruar se Britania është e angazhuar për një Kosovë të pavarur dhe një Ballkan të qëndrueshëm. “Nuk mbështesim njërin apo tjetrin plan por duam që të gjithë të diskutojnë dhe të jenë konstruktiv për një zgjidhje në mënyrë që EULEX-i të shtrihet ne Kosovë” ka deklaruar zëdhënësi.

Edhe një herë tjetër, Sejdiu dhe Thaçi i deklaruan kryeministrit britanik qëndrimin e tyre se misioni EULEX mund të vendoset në bazë të pakos së Ahtisarit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›